Lajme

Iu gjetën 32 fletëvotime në Pejë, ky është dënimi për të nga Gjykata!

06/16/2017 17:59
nga:Gazeta Blic

Ranko Zdravkoviq u dënua nga Gjykata në Pejë për cenim të përcaktimit të lirive të votuesve.

Gjykata Themelore në Pejë e dënoi Ranko Zdravkoviqin nga Gorazhdeci i Pejës për cenim të përcaktimit të votuesve.

Zdravkoviq u dënua me burg, por me pajtim të tij ky dënim iu kthye në gjobitje.

“[Gjykata] ia përcakton dënimin me burg në në kohëzgjatje prej 6 muajve. Me pëlqimin e të pandehurit Zdravkoviq Ranko, dënimi me burg të pandehurit i zëvendësohet në dënim me gjobë, në shumë prej 700 euro (shtatë qind euro), e të cilin dënim i pandehuri është i obliguar që ta paguajë në afat prej 60 ditëve”, thuhet në aktgjykimin e themelores në Pejë të siguruar nga KALLXO.com.

Gjykata më tutje sqaron se nëse Zdravkoviq nuk e paguan gjobën në afatin e përcaktuar, atij do t’i kthehet prapë dënimi me burg.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ranko Zdravkoviq më 11 qershor 2017 në Shkollën Fillore “Janko Joviçeviq”në Gorazhdec të Pejës si simpatizues i Listës Serbe duke shfrytëzuar paaftësinë profesionale të votuesve, u ka sugjeruar atyre të votojnë për personat e cekur në fletëvotimet e plotësuara, të cilat i pandehuri i posedonte me kandidatët e caktuar.

Atij i janë gjetur 32 fletëvotime, prej të cilave 27 ishin të shënuara me kandidatë të njëjtë.

Aktakuza ndaj Zdravkoviqit ishte e para e ngritur në lidhje me zgjedhjet e 11 qershorit.

09/22/2017 17:07

Ambasada e SHBA-së në Kosovë “shuplakë” gjykatës për këtë vendim