Cult

Ismail Kadare nominohet për çmimin “Man Booker International”

03/17/2017 09:41
nga:M H

Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare është nominuar për çmimin “Man Booker International”.

Përveç tij, të nominuar janë edhe shkrimtarët Amos Oz, Mathias Enard, Samanta Schweblin etj.

Kadare mund të vlerësohet me këtë çmim për librin e tij “The Traitors Niche” ose në origjinal “Kamarja e turpit”.

Libri në fjalë i Kadaresë është shkruar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë ndërmjet viteve 1974 – 1976 dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit 19.

Është viti 1882 dhe personazhi kryesor është pashai ballkanik Ali Pasha, që lëngon i palumtur në krahët e Perandorisë Osmane, shkruan Gazeta Shekulli.

Ali Pashë Tepelena, drejtuesi rebel i shqiptarëve kundërshton përqendrimin e qeverisjes në Kostandinopojë. Parullë e tij ishte pavarësia, shkruan “Reuters”.

Trembëdhjetë vite më herët, në vitin 1809 Ali Pasha ka ndihmuar Lord Bajronin me strehim, me ëmbëlsira dhe me sherbet të sheqertë.

Bajroni, si falënderim e konsideroi Shqipërinë si “Pelegrinazhi i Çajld Haroldit”, si vend i bukur i minareve e i shkurreve. Në përkthimin e John Hodgson, “The Traitors Niche” (Kamarja e turpit), libri është sqaruar mrekullisht nga fillimi deri në fund.

 

 

10/05/2017 13:04

Nobeli për letërsi sot në ora 13:00, Kadare: Jam mësuar të mos e marr