Lajme

Islami: Thaçi e ka përkrahjen e DASH-it, Delawie me fletorën e vjetër e jo të Trump-it (VIDEO)

03/20/2017 21:20
nga:Gazeta Blic

Gazetari Dardan Islami ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum e ka komentue takimin Donald Trump-Angela Merkel.

Islami thote se nga deklaratat e tyne, kryesisht per borxhet ndaj NATO’s, shihet nji ftofje ne mes tyne.

Nder te tjera, ai thote se Amerika e ka nji qasje qe nuk e lut askend me u afrue me te, por mirepret çdo afrim.

Tue fole per nismen e Presidentit Thaçi per krijimin e ushtrise, Islami thote se Thaçi e ka vijen e Departamentit te Shtetit ne kete aspekt dhe nuk e ka ba krye n’veti, shkruen Rrokum.TV.

“Kundershtimi i ambasadorit Delawie nuk qendron, sepse ai asht ambasador i karrieres dhe nuk asht i emnuem nga Trump, por ka mbete nga administrata e kalueme”, shprehet Islami.

Islami shpreh bindjen se ushtria ka me u ba, pamvaresisht krejt pengesave qe munden me u paraqite./Rrokum.TV

09/23/2017 21:57

Një barsoletë me pula nga Ramiz Lladrovci, për kundërshtarët e tij (Video)