Lajme

ISIS publikon video ku mburret për sulmin në Las Vegas, thotë se “xhihadi po vjen”

10/03/2017 17:03
nga:M H

Shteti Islamik (ISIS) e ka publikuar një video të re sot duke u mburrur se masakra e së dielës në Las Vegas ishte hakmarrje ndaj sulmeve ushtarake të SHBA-së kundër kalifatit të tyre.

Edhe në këtë video, grupi terrorist ISIS pohon se veprimet e tmerrshme të Stephen Paddock, ishin përgjegjësi e tyre, duke shtuar se ata e radikalizuan amerikanin 64-vjeçar pak muaj para se ai t’i vriste 59 persona dhe plagoste 527 të tjerë në koncertin muzikor të së dielës, transmeton Express.

Zyrtarët e FBI-së i kanë hedhur poshtë pohimet e mëhershme të ISIS-it, duke thënë se Stephen nuk ka pasur lidhje me asnjë organizatë terroriste.

Në videon e publikuar sot shfaqet në ekran një mesazh që deklaron se klipi “është mesazh për Amerikën dhe aleatët e saj nga Shteti Islamik: derisa ju na vrani në vendin tonë, ne do t’ju vrasim në vendin tuaj”.

Në video veçohet edhe presidenti Donald Trump, për të cilin ISIS insiston se i ka injoruar paralajmërimet e tyre të mëparshme.

Video shoqërohet edhe nga një këngë në gjuhën arabe, që thotë: “O, vëllezër, xhihadi po vjen për t’ua rikthyer nderin dhe ditën e lavdishme.”

 

 

 

 

12/14/2017 12:46

Video 12 sekondëshe që e bëri të famshme Encën (VIDEO)