Uncategorized

ISIS kërcënon Kosovën, e vendos në hartën e “zezë” (Foto)

06/16/2017 18:33
nga:M H

Një faqe islame e quajtur “Rruga për në Xhehnet” ka bërë kërcënim për Kosovën në emër të organizatës terroriste, “ISIS”.

Në publikimin e fundit që është bërë një orë më parë, faqja që thirret në emër islamit paralajmëron sulme duke vendosur Kosovën në hartë që mbanë logon e organizatës të Shtetit Islamik.

 

“Ja Allah na e mundëso së shpejti” shkruan në kërcënimin e dhënë në profilin në Facebook, “Rruga për në xhehnet”.

Në profilin e kësaj faqe janë të publikuara edhe fotografi të Lavdrim Muhaxheri i shpallur i vdekur para pak ditësh.

06/22/2017 23:52

Anëtarësimi në Interpol: Profesionalisht Kosova i plotëson kushtet, duhet punë në aspektin politik