Cool

Ishte e martuar me Putin’in, sot ajo…(Foto)

07/17/2017 14:58
nga:M H

Për jetën private të presidentit rus Vlladimir Putin, i cili llogaritet si një ndër politikanët më të fuqishëm në botë, dihet shumë pak.

Edhe më pak dihet për ish-gruan e tij Ljudmila Oceretnoj, me të cilën gati 30 vjet ka qenë i martuar.

Në qershor të 2013 kanë shpallur se janë divorcuar, ndërsa në vitin 2016 është bërë e ditur se ajo është martuar dhe ka ndërruar mbiemrin e saj, transmeton gazetametro.net.
Ljudmila dhe dy vajzat a saja që i ka me Putinin, mbahen të distancuari nga mediat, ndërsa këto janë informacionet e ditura për jetën e ish-gruas të Presidentit.

Para se të martohej me Putinin në vitin 1983, ajo ka punuar si stjuardese në aviokompaninë ruse “Aeroflot”. Ajo flet shumë bukur gjuhën frënge, gjermane dhe spanjolle.

Këta të dy i ka njoftuar një shok i përbashkët në Lenjingrag në vitet e 80 –ta, që tash quhet Saint Peterburg.

Këta të dy kanë dy vajza: Marijën dhe Katarinën të lindura më 1984 dhe 1985. Prindërit i kanë mbajtur larg jetës publike, deri në atë shkallë sa dhe kanë studiuar me emra të ndryshëm.

Putini në vitet e 80-ta ka punuar në KGB, deri në momentin kur me gruan është kthyer në Saint Paterburg dhe ka filluar të punojë në qeveri.

Çifti ndarjen e ka shpallur në pauzën e shfaqjes së baletit ‘Esmeralda”, nën produksionin e teatrit Kremlin, në vitin 2013.

“Martesa jonë ka dështuar për faktin që ne dy shumë rrallë kemi mund të shihemi. Vladimiri i tëri është thelluar në punën e vet. Fëmijët na janë rritur… Ndërsa unë në të vërtetë nuk e dua publicitetin”, është shprehur atëherë Ljudmila.

Në atë frymë ka vazhduar të jetojë, ndërsa disa media ruse kanë shënuar se ajo ka shkuar në manastir.

Në vitin 2016 është publikuar se përsëri është martuar, këtë herë me dikë gati se 20 vjet më të ri. Artur Oceretnog, drejtor në qendrën për zhvillimin e marëdhënieve ndërkombëtare.

Me vonë është shpallur edhe lajmi se kanë blerë villë në Francë me vlerë prej 7. 46 milionë dollarë.

07/25/2017 20:27

Burri akuzon gruan për tradhti, i merr pasaportën dhe zhduket gjatë pushimeve në Shqipëri