Lajme

Ish- zyrtari i VV-së: Kur jeni në gjendje me kall vetura me gjuajt gurë dhe mollov ju jeni…

09/30/2017 00:10
nga:D.I

Ish- zyrtari i VV-së tashmë anëtar i PDK-së, Arton Muhaxheri ka reaguar përmes Facebook-ut, ndaj lajmit se selia e VV-së në Pejë është sulmuar, raporton Gazeta Blic. 

Muhaxheri që dikur ishte pjesë e VV-së ka thënë se lajmi që kinse dikush i ka thyer zyrat e kësaj partie është thjeshtë një përpjekje për ta larguar vëmendjen nga sjellja kriminale e Frashër Krasniqit.

“Kur jeni në gjendje me kall vetura me gjuajt gurë dhe mollov ju jeni në gjendje për një qëllim politik ta godisni veten, ti kërcënoni te tjerët por edhe ti thyeni xhamat e zyrave”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Muhaxherit: 

Perpjekja e partisë Vetëvendosje në Pejë se kinse dikush i paska sulmuar zyret e tyre eshte tentativ per ta shperqendruar vemendjen nga ajo se çka eshte shkruar ne mediat per kandidatin e tyre per kryetar si dhe nga sjellja kriminale e Frasher Krasniqit.
Kur jeni ne gjendje ne kall vetura me gjujt gurë dhe molotov ju jeni ne gjendje per nje qellim politik ta godisni veten, ti kercenoni te tjeret por edhe ti thyeni xhamat e zyreve.
Dikush edhe mund te ju besoj ama une ju njohë mirë.

12/13/2017 08:30

Nëse Albin Kurti largohet nga gara, ky me gjasë do të jetë kryetari i ri konsensual i VV-së!