Lajme

Isa Mustafa thërret mbledhjen e qeverisë!

06/14/2017 16:40
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Isa Mustafa nesër merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e Kryeministrit, kjo mbledhje pritet të ndodh nga ora 9:00 e mëngjesit në ndërtesën e qeverisë.

Zyrtarisht ende nuk dihet arsya e mbajtjes së kësaj mbledhje.

Ndryshe, qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa është rrëzuar më 10 maj të këtij viti përmes mocionit të opozitës i cili është mbështetur edhe nga PDK-ja e cila deri në atë kohë kishte bashkëqeverisur me të. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 11 qershor.  /Gazeta Blic/

09/23/2017 21:22

Misioni i pamundur i Haradinajt