Lajme

Isa Mustafa: Ramushi gaboi me Murat Mehën!

09/12/2017 20:34
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Msutafa, ka konsideruar të panevojshëm vendimin e Qeverisë së re të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, për shkarkimin e Komisionit Shtetror për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi.

Kjo pasi që sipas ish-kryeministrit Mustafa, ai komision ka qenë jashtë funksionit që disa vite.

“Ai komision ka qenë jashtë funksionit. Ai e ka kryer punën e tij kohë më parë. Vendimi i z. Haradinaj ka qenë më shumë për konsum politik”, ka deklaruar Mustafa në emisionin Rubkon të KTV-së.

E komisioni i ri në krye të të cilit është Shpejtim Bulliq, ish-deputet i Kuvndit të Kosovës nga radhët e LDK-së, do ta bëjë vetëm më të komplikuar situatën, sipas Mustafës, pasi që sipas tij çështja e kufrit ndëjrmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është çështje e mbyllur për këta të fundit.

“Do të komplikohet situata, kemi pasur marrëdhënie të mira me Malin e Zi, ata nuk do të lejojnë ndryshim të marrëveshjes nga e cila do të humbnin tokë. Ata këtë çështje e kanë përfunduar dhe nuk e diskutojnë” , u shpreh ai. /Gazeta Blic/

11/20/2017 18:21

Engel e siguron Mustafën se përkrahja e SHBA-së ndaj Kosovë do të vazhdojë