Lajme

Isa Mustafa përkrahë fuqishëm degën e LDK-së në Prizren

04/20/2017 20:50
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel vendi, Isa Mustafa, ka takuar sot strukturat e degës së LDK’së në Prizren, me ç’rast i ka dhënë mbështetje të fuqishme.

Siç ka mësuar “04 Online”, në këtë takim ishte e tërë kryesia e LDK-së në Prizren dhe grupet e vogla të cilat në vazhdimësi kanë shfaqur pakënaqësi për punën e degës së këtij subjekti politik.

Ndërkaq nga ana tjetër, Isa Mustafa ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.Për rreth tri orë bisedash të ndërsjellta, përfundimisht Kryetari i degës së LDK, Haxhi Avdyli dhe e tërë dega nga Prizreni kanë marrë mbështetje të fuqishme nga Isa Mustafa, të zotuar për të punuar për rikthimin e LDK-së në pushtet pas 10 vitëve të qëndruarit në opozitë.

Poashtu, “04 Online” ka mësuar nga burime të sigurta brenda këtij takimi, se edhe grupet e pakënaqura kanë rënë dakort që të punojnë së bashku për të mirën e partisë. Ndërkaq, për emrin e kandidatit të LDK-së për Kryetar Komune për zgjedhjet lokale të këtij viti, ka mbetur që të bisedohet në të gjitha forumet brenda partisë në degën e Prizrenit, për të ardhur në përfundimin më të mirë, përzgjedhjen e kandidatit fitues, siç është quajtur sot në këtë takim.

04/25/2017 11:47

Deputeti i LDK-së godet Kadri Veselin: S’je kompetent ta kritikosh Isa Mustafën