Lajme

Isa Mustafa kushtëzon kandidimin e Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit

04/20/2017 10:33
nga:G Th

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot do të qëndrojë në Prizren.

Ai, do të takohet me Kryesinë e LDK-së në këtë qytet.

Takimi mbahet me dyerë të mbyllura në ora 16:00.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se në këtë takim, do të bisedohet për kandidatin për kryetar të Prizrenit.

“ Po, do të bisedohet për kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit”,tregon burimi brenda LDK-së në Prizren.

Kryesia e LDK-së në Prizren, është përcaktuar që kandidat për kryetar të Prizrenit të jetë Hatim Baxhaku.

Ndërkaq, pengesë për Baxhakun, pritet të jetë lideri i partisë, Isa Mustafa.

Burimet e brenda LDK-së, thonë se Isa Mustafa, ia ka kushtëzuar deputetit Baxhaku, kandidimin për kryetar të Prizrenit, me dhënien e votës për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Pritet të jetë një takim i nxehtë”.

Sipas të njëjtit burim, deputeti Baxhaku ka paralajmëruar Mustafën se nuk do të votojë Demarkacionin me Malin e Zi./

04/25/2017 11:47

Deputeti i LDK-së godet Kadri Veselin: S’je kompetent ta kritikosh Isa Mustafën