Lajme

Isa Mustafa e ka një lajm: javën që vjen do të shkoj në Bruksel!

04/20/2017 16:25
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se javën e ardhshme udhëton për në Bruksel, ku edhe do të provojë përsëri që të gjejë një zgjidhje sa më të shpjetë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në Europë.

“Në javën e ardhshme do të shkoj në Bruksel ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri këto deklarime i bëri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në Bërnicë.

Është kënaqësi t’i shoh mbi 150 biznese shume te mira në këtë panair”, tha Mustafa.

“Po rritet interesimi çdo vit. Të gjithë gati më pyetën për pakon e dytë fiskale, kjo tregon që ata kanë qenë të kënaqur me pakon e parë”.

12/09/2017 13:24

Isa Mustafa: Kosova humbi njërin prej aktorëve të spikatur të saj, Blerim Pecin