Lajme

Isa Mustafa i bindur: Kurrë më në koalicion me PDK-në, kurrsesi!

09/08/2017 16:17
nga:D.I

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë ka folur rreth mundësisë së koalicionit me PDK-në, raporton Gazeta Blic.

Mustafa është shprehur i bindur se LDK-ja nuk do të hyjë asnjëherë në koalicion me PDK-në.

Ai më tej ka përmendur rastin kur deputetët e PDK-së ata të cilët kanë votuar për mosbesimin e Qeverisë, të cilën sipas Mustafës bashkë e formuar.

“Ka pasur thënie nga njerëzit e PDK-së që pas zgjedhjeve lokale do të ketë koalicion mes LDK-së e PDK-së, por unë ju sigurojë që nuk do të ndodhë kurrë. Mund të ndodhin marrëveshje vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale dhe kurrsesi me këto rezultatet të zgjedhjeve nacionale dhe me këtë sjellje të PDK-së me rastin e shprehjes së mosbesimit të Qeverisë që ne e kemi drejtuar”, ka thënë Mustafa, përcjell Gazeta Blic.

Mustafa ka folur edhe për Qeverinë Haradinaj, ku tha se është një qeveri e cila është e varuar tërësisht nga Serbia.

Ne nuk do të përkrahim aktetet të cilat qeveria do t’i sjellë në Kuvend, sepse konsiderojmë që është një qeveri shumë fragjile dhe e ndërtuar mbi baza të dyshimta. Qeveri e varruar nga Lista Serbe, tërishtë nga shteti i Serbisë”, ka përfunduar ai./GazetaBlic.com/

09/22/2017 11:31

PDK fushatë në argjendari: Ja çfarë i bleu Veseli një vajze (FOTO)