Geek

iPhone 8 nuk do të ketë të integruar Touch ID në ekran

08/07/2017 12:17
nga:D.I

Sipas raportimeve të analistit të njohur Ming-Chi Ku, iPhone 8 nuk do të ketë Touch ID të integruar në ekran.

Ai tha se Apple përfundimisht ka hequr dorë nga integrimi i skanerit për gishtërinj në ekranin e telefonit, transmeton KosovaPress.

Kjo sugjeron se sensori i gishtërinjve mund të paraqitet në kuadër të tastierës për ndezjen e telefonit, ose në anën e pasme të pajisjes.

Sipas pohimeve, Apple do të pauzojë planet për implementimin e sensorit Touch ID të paktën deri në vitin 2018.

08/13/2017 17:47

Ja si do të duket iPhone 8 (VIDEO)