Lajme

BLIC INTERVISTA| Ramush Haradinaj flet ekskluzivisht për “Gazeta Blic” (VIDEO)

03/12/2017 21:04
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Blic” ka folur rreth disa çështjeve relevante për vendin, duke nisur nga shndërrimi i FKS-së në Ushtri, Demarkacioni me Malin e Zi, zgjedhjet parlamentare e disa tema të tjera.

Haradinaj, po ashtu ka folur edhe rreth ndalimit të tij në Francë, i cili u bë nga autoritetet e këtij shteti, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Gjatë kësaj interviste, Haradinaj ka komentuar edhe nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri, duke thënë se një veprim i tillë është i mirëseardhur, raporton GazetaBlic.com

Në lidhje me formimin e Ushtrisë, Haradinaj, thotë se kanë qenë dy mundësi që kjo të ndodh vite më parë, por një gjë e tillë nuk ndodhi sipas tij, në mungesë të vullnetit të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Duke e komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ish-kryeministri Haradinaj theksoi se shkaku i qeverisjes aktuale në krye të të cilës është Isa Mustafa, në partneritet me Kadri Veselin qytetarët nuk gëzojnë një jetë të mirë, e për të përmirësuar gjendjen në vend, zgjidhja është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më poshtë mund ta gjeni intervistën e plotë me Haradinajn:


– Apo nga faqja zyrtare në Facebook:


PLUS: Këtu i ke dy video të shkoqitura me thekset kryesore:

 

06/26/2017 23:08

Tom Doshi mund LSI-në i vetëm në Shkodër. Ja shifrat