Sporti

Interi transferon sulmuesin që po e kërkon gjithë Evropa (FOTO)

07/17/2017 16:29
nga:Gazeta Blic

Është një ditë e rëndësishme kjo e sotmja në shtëpinë Inter.

Drejtori teknik, Walter Sabatini, ndodhet në Milano. Arsyeja: Keita Balde.

Sulmuesi është larguar nga grumbullimi i Lazio-s, me lejen e klubit, për të shkuar në kryeqendrën lombarde.

Në fakt, sot parashikohet të zhvillohet një takim mes drejtuesve zikaltër dhe vetë lojtarit pasi është arritur marrëveshja me Lotiton në vija të përgjithshme.

Kjo e sotmja mund të jetë dita e duhur për të arritur marrëveshjen edhe me numrin 14 të Lazios.

11/19/2017 23:03

Këto janë notat e lojtarëve të ndeshjes Inter-Atalanta, Etrit Berisha merr këtë notë