Sporti

Interi dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës (FOTO)

05/19/2017 23:49
nga:L H

Inter dhe Arsenal i janë futur garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Arda Turan.

‘Marca’ shkruan se Arda Turan do të largohet këtë verë nga Barcelona, shkaku i minutazhës së vogël që ka në dispozicion, kur para tij gjithmonë janë Messi, Suarez dhe Neymar.

Këtë situatë, janë duke u përpjekur ta shfrytëzojnë Interi dhe Arsenali, që kanë nisur të punojnë për të nënshkruar me reprezentuesin turk.

Vlera e Turan cilësohet rreth 25 milionë euro.

07/20/2017 22:20

Neymar me deklaratën e vitit për Messin