Geek

Instagram nga tash përdoret edhe pa internet

04/20/2017 16:15
nga:D.I

Nëse ndonjëherë keni humbur sinjalin e internetit në telefonin mobil, atëherë e dini se sa e pakëndshme mund të jetë kjo.

Lajme të mira vijnë se ju nuk do të keni më probleme të mëdha nëse përdorni platformën e Instagramit në Android.

Përdoruesit, të cilët janë offline, tash mund të shohin përmbajtjen e mëhershme në News Feed, profilet të cilat i kanë vizituar, dhe po ashtu mund të lënën komente në publikime dhe të bëjnë pëlqime. Natyrisht, komentet dhe pëlqimet nuk do të jenë të dukshme derisa përdoruesi të mos lidhet serish me internet.

Instagram këtë vendim e ka marrë duke pasur parasysh se shumica e përdoruesve të tij vijnë nga vendet me lidhje të dobëta interneti.

Mbështetjen offline për aplikacionin Android, Instagram e ka paralajmëruar në konferencën Facebook F8, ndërsa sipas të dhënave nga dhjetori i vitit të kaluar, këtë rrjet shoqëror e përdorin 600 milionë njerëz.

12/04/2017 15:04

Ja si i imitojnë meshkujt fotografitë e femrave në Instagram