Cool

Imunitet të dobët? Kjo recetë natyrale do të luftojë çdo infeksion

01/12/2017 08:13
nga:R A

Jo të gjithë kemi një sistem të fortë imunitar, disa kanë nevojë të vazhdueshme për kujdes shëndetësor por përdorimi i antibiotikëve nuk është një zgjidhje.

Zgjidhje është të ushqehemi shëndetshëm dhe të përdorimim “antibiotikët” natyral që këmi në shtëpi.

Në këtë mënyrë ju do të mbroni veten dhe do të qëndroni larg inflamacioneve, baktereve dhe infeksioneve të shumta.

Përbërësit:
¼ filxhan qepë ( e copëtuar)
¼ filxhan hudhër (e copëtuar)
¼ filxhan xhenxhefil
3 gota uthull molle
2 lugë rrikë (lloj rrepe)
2 speca djegës
2 lugë gjelle shafran Indie
3 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:
Shtoni në një enë qepën, hudhrat, xhenxhefilin, rrikën dhe specat djegës të copëtuar. Më pas, hidhni në të edhe shafranin e Indisë dhe mjaltin.

Përziejini mirë dhe tranferoni përzierjen në një kavanoz. Në fund, shtoni edhe uthullën e mollës, përziejini sërish dhe mbylleni kavanozin me kapak.

Ruajeni atë në një vend të ftohtë dhe të errët për 14 ditë. Më pas, kullojeni atë me anë të një cope të hollë ose me një kullesë.

Konsumoni nga ky ilaç 1 lugë gjelle çdo ditë. Kjo dozë do të parandalojë bakteret dhe infeksionet e ndryshme.

08/27/2017 20:57

Mosha e mesme, më e rrezikuara ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme!