Lajme

Ilir Deda: PDK do të jetë në opozitë

06/14/2017 23:08
nga:M H

Ilir Deda nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratat e përfaqësueseve të koalicionit PDK-AAK-Nisma, të cilët kanë thënë se vetëm ata mund të krijojnë qeverinë e re të Kosovës.
Sipas Dedës, PDK ka rreth 22 deputetë dhe do të jetë parti opozitare.

“Zyrtarët e ndryshëm të PDK-së vazhdojnë të shesin mjegull – atë që e bëjnë më së miri”, ka shkruar Deda në Facebook.

“PDK si partia e tretë në Kosovë, me rreth 22 deputetë, është opozita e re tash pas 11 qershorit”, ka thënë Deda.

“Fyerjet dhe arroganca e tyre e tregon më së miri përgatitjen e tyre për opozitë. Qasje e padenjë për çfarëdo opozite”, ka shkruar në Deda në rrjetin social.

Koalicioni PAN pritet të ketë 39 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizje Vetëvendosje 31 deputetë dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa rreth 30.

09/20/2017 12:14

Veton Surroi ironizon me të madhe me PDK!