Fit&Sexy

Ilaçet për epilepsi shkaktojnë deformime të fëmijëve tek shtatzënat

04/20/2017 18:37
nga:M H

Ilaçi i cili u jepet grave shtatzëna për epilepsi dhe çrregullime bipolare, shkakton deformime serioze tek më shumë se 4000 fëmijë, është thënë në një studim francez.

Nënat të cilat trajtohen me valporat për epilepsi kanë katër herë më shumë gjasa të lindin fëmijë me deformime.

Valporat fillimisht është prezantuar në Francë në vitin 1967 dhe tani përdoret në tërë botën.

Mjekët në Francë kanë rekomanduar që ky ilaç të mos u jepet vajzave, grave shtatzëna dje grave që kanë tendencë për të ngelur shtatzënë.

Ende nuk ka komente nga kompania Sanofi, që prodhon këtë ilaç, ndërsa personat e prekur kanë thënë që kanë pasur fare pak informacione për efektet anësore.

04/28/2017 15:45

Njihuni me familjen e Marisë nga seriali “Njerka”