Lajme

Idhëz rekorde në Kosovë (VIDEO)

04/21/2017 20:35
nga:Gazeta Blic

Në një skanim mjekësor duket madhësia jonormale e tëmthit.

Mirëpo, pas operimit të pacientes, të cilës iu largua idhëza, për shkak të gurëve, madhësia e saj, po del të jetë shumë afër asaj që ka rekordin botëror, njofton Klan Kosova.

Sipas Salih Krasniqit, kirurg që ishte vet pjesë e operimit, gjatësia e idhëzës prej 22 centimetra  është me e madhja që ka parë në mbi 30 vjet karrierë në këtë fushë.

 Gjatësia e idhëzës që u hoq nga pacienti në këtë klinikë, deri me tani është rekord kosovar, edhe pse kirurgët që e kryen këtë operim nuk e përjashtojnë mundësinë që ka pasur edhe më të mëdha, por që nuk janë dokumentuar.