Lajme

Ibrahimi: Përkrahja e ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Prizrenit nga VV, flet për hipokrizinë e kësaj partie

09/14/2017 00:12
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka reaguar pas deklaratës së sotme të kandidatit të VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha se mbështet ndërtimin e xhamisë në Kalanë e qytetit të Prizrenit.

Ibrahimi në një shënim në Facebook tha se edhe Vetëvendosjen e ka kapluar hipokrizia e votave, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se i ka “rënë kreje” një qasje e tillë.

Shënimi i plotë:

Kandidati i VV për kryetar të Prizrenit po e përkrah ndërtimin e xhamisë në kalanë e Prizrenit!!!

A po me duket a hipokrizia e votave e ka kaplu edhe VV.

Si Prizrenas kogja me ra kreje kjo qasje

11/20/2017 23:58

Haskuka ka dy fjalë për transportimin e votuesve nga ana e Vetëvendosjes!