Opinion

Ibër Elezaj, kandidat i ri apo jo

09/23/2017 22:33
nga:Labinot Krasniqi

Levizja Vetëvendosje në Klinë ka kandiduar me Ibër Elezaj për kryetar komune. VV, e cila është në një flug të ngritjes si levizje dhe si subjekt politik, kjo, bazuar në zgjedhjet e fundit nacionale ku në shumicën e komunave ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Njëjtë mund të thuhet edhe në Klinë.

Në zgjedhjet e para lokale ku VV ka marrë pjesë këshilltari me i votuar për Kuvend të Komunës ka marrë 483 vota në tërësi, pra si bartës i listës, derisa pjesa tjetër e kandidatëve kanë marrë numër të vogël votash dhe si rezultat VV gjatë gjithë mandatit është përfaqësuar me një këshilltar. Derisa kandidati për kryetar në këto zgjedhje ka marrë 387 vota.

Edhe pse krahasimi i zgjedhjeve nacionale me ato lokale është thuaja i pamundur dhe nuk është parashikim i drejt, por duhet të theksohet që në zgjedhjet e para nacionale, VV në Klinë kishte rreth 1000 vota, ndërsa në zgjedhje lokale sa gjysma e tyre, në zgjedhjet nacionale të këtij viti kishte gati dyfishim të votave, derisa mbetet të shihet nëse do të ketë dyfishim të votave në nivelin lokal, krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ndryshimi, mbajtja e zgjedhjeve nacionale para atyre lokale është favori me i madh që do të mund të bëhëj për VV-në, meqë në qënder kanë kuadro, derisa për kuadro vuajnë në nivel lokal. Dhe, mendoj që VV-në e ka dëmtuar shumë rezultati i zgjedhjeve lokale.

Forma e funskionimit të VV-së, i ka krijuar telashe që të zgjerohet me figura që në një masë janë me publike, intelektualisht me të ngritur apo që vinë nga familje të mëdha. Kjo dëshmohet nga shumë mjekë apo profesor shkollash, të cilët deklarojnë që kjo frymë në momentmin që gjindet vendi është e mirë dhe disi e mbështesin, por angazhimi i drejtpërdrejt në të është i vështirë, meqë nuk pranojnë daljen në rrugë apo gjuajtjen me gurë e veprime tjera që kanë përcjellur ketë levizje përgjatë fuksionimit të saj, si levizje e me pas edhe si subjekt. Sado që, jo vetëm protesta është formë e punës së VV-së. Veç kohet e fundit është vërejtur ndryshimi në funskionim, me saktë funksionimi i dyfishtë, ai institucional, po ashtu edhe ana me të cilën njihen, reagimi me protesta dhe mjete të ndryshme. Me ndryshimin e VV-së, drejt një subjekti politik me shumë duke vepruar institucionalisht dhe përdorur mekanizmat ligjor brenda institucioneve, atëherë kemi edhe një qëndrim tjetër të qytetarëve, sidomos në Klinë.

Duhet të theksohet, që në Klinë ka rol të madh secili veprim i këtij subjekti për shkak që në Klinë kemi një nivel të caktuar edukimi, nivel të ulët zhvillimi, mandej shumësia fetare e etnike e ndryshme, po ashtu edhe ndikimi i komunave për rreth, etj, e bëjnë çdo kalkulim me kompleks së sa në pjesë tjera të Kosovës. P.sh. VV ende nuk ka arritur që të bind qytetarët në disa pjesë të territorit të Komunës për të shtrirë organizimin e mirëfillt dhe marrjen e votave. Pra të thyej disa paragjykime, sidomos fetare.

Levizja në Klinë në kohet e fundit ka hapur dyert për antarësim dhe kontribut të secilit qytetar, gjenerata e re përben pjesën me të madhe dhe kjo reflektohet edhe në listat që kanë paraqitur për Kuvend, deri për kandidatin për kryetar nuk mund të thuhet kështu, është në një meso-moshë, por politikisht a partiakisht, jo me pa përvojë.

Levizja ka kaluar në disa faza, angazhimi qytetar, protesta, burgosje deri tek një organizim me i rregullt, e në disa periudha nga qendra caktoheshin përgjegjësit për të manaxhuar nivelin lokal, procesi i zgjedhjes së udhëheqjes duket të jetë proces i drejtë dhe fer dhe me të drejtë vote të secilit anëtarë. Por, vërehet mungesë kuadri të përgatitur që do ti jepnin zgjidhje apo përgjigje shumë çështjeve të rëndësishme për funksionimin e komunës.

Kur unë mendoja që udhëheqësja e VV-së në Klinë, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina t´i futej gares për të paren e Komunës, ndodhi dicka tjetër. Jam i vetëdijshëm së fitorja do të ishte çështje tjetër, por jam mëse i bindur që do të kishte nivel tjetër diskutimi me secilin kandidat, sidomos që për herë të parë, sipas kujteses time, të kemi një kandidate grua. Një bindje tjetër e kam, që numri i votave do të ishte me i madh për ketë subjekt politik. Ketë kam pritur që do të bëjë VV, sikur ka vepruar në disa komuna, që, tashmë, ka dërguar në zona lokale figura që kanë pasur mundësinë e punës dhe promovimit në nivel qendror. Por, duket që Pantina, nuk ka dashur t´i hyjë këtij rreziku, ndoshta që nuk e sheh veten të gatshme për Klinën ose e konsideron që Klina nuk është e gatshme për të. Por, kandidimi i saj do të ndikonte edhe ne rritjen e votave për Kuvend. Ketë të metë, jam mëse i sigurt që do e përdorin edhe kundërkandidatet e këtij subjekti politik, ngase udhëheqësja e levizjes në Klinë përballjen me vota dhe sfidat e përgjithshme në Klinë po i lë në dorë një anëtari tjetër dhe kandidatëve për Kuvend.

Para së të kaloj tek kandidati aktual, për të cilin vështirë të thuhet shumë, duhet të theksoj që këshilltari i vetëm i VV-së në nivel lokal, Skender Merturi, ka qënë një ndër zërat me aktiv në Kuvendin e Komunës së Klinës, së bashku me një numër tejet të vogel opozitarësh. Në disa komunikime është përmendur edhe kandidatura e tij për kryetar, i cili në disa raste ka proceduar raste edhe në antikorrupcion dhe ka qenë zë, thuaja i përhershëm, kundër qeverisjes Bashota.

Por, levizja vendosi ndryshe. Kohëve të fundit vërehej një ofrim i Ibër Elezajt me kreret apo njerëzit me kryesor të VV-së. Edhe pse jo anëtar aktiv për kohë të gjatë, gjeti rrugë të jetë kandidati me i votuar dhe i vetëm për të marrë ketë përgjegjësi.

Për mua njihet si i angazhuar në disa ndërmarrje private biznesi, po ashtu, e kujtoj në kohë me të hershme kur kishim vizita të ndërkombëtarëve shihej afër në rolin e zyrtarit përkthyes. Tek një shikim i shkurt në profilin e tij në facebook, shkruan që ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe që punon në VV. Jo me shumë! Derisa, duket si hyrje e re në VV, të pakten në mënyrë aktive në strukturë, kandidati i VV-së nuk është i ri në angazhimin e tij politik në Klinë. Elezaj, ka qenë anëtar i PDK-së, po ashtu edhe në listat garuese për Këshilltar në zgjedhjet lokale në vitin 2007. Duke shikuar të dhënat e zgjedhjeve sipas KQZ-së, del që në ato zgjedhje ka marrë 422 vota. Të qenit pjesë e PDK-së, mund të jetë përparësi, meqë ka informacion të brendshëm të strukturës udhëheqëse të PDK-së, përkatësisht organeve komunale, por edhe dobësi dhe ti krijoj vështirësi gjatë komunikimit me masen, e sidomos se si do ia (keq)përdorin kundërkandidatet gjatë fushatës. Elezaj, ka qenë edhe anëtar i LDK-së.

Elezaj, ka përparësi ritmin e ngritjes së levizjes në nivel vendi, po ashtu vërehet një gatishmëri e tij për të komunikuar me publikun dhe me akterë të tjerë lokal, madje vërehet edhe energji e tillë, e cila vjen nga mënyra e punës dhe e komunikimit në VV, gjë që në nivel vendi ka sjellë rezultat. Përparësi tjetër është që të rinjt, disi, janë duke u rreshtuar pas levizjes, kjo si mungesë e veprimeve për hapje të subjekteve tjera politike.

E metë dhe sfidë mbetet, meqë nga i njëjti fshat është edhe kandidati i AAK-së për kryetar, madje është kusheri i tij dhe mund të synojnë vota të njëjta. Po ashtu, nuk shihet që ka ndonjë plan konkret së si do të menaxhohet me komunën, nëse eventualisht mrekullia ndodhë dhe del subjekt i parë apo balotazhi do të sjellë ketë mrekulli. Tjetër e metë e tij, është largimi nga politik-bërja ose vlerësimi i vazhdueshëm i funksionimit të Komunës dhe qeverisjes aktuale. Elezaj, nuk është që ka pasur ndonjë komunikim publik duke trajtuar çështje me rëndësi, edhe pse nën organizimin e subjektit të tij në kohet e fundit ai mund të ketë realizuar dhjetëra takime në terren dhe me grupe të ndryshme interesi.

Levizja, që njihet për konsistencë qëndrimi dhe mos përulje, me duket që qëllim ka që numri i këshilltarëve në Kuvend të rritet, e me ketë edhe fuqia dhe roli politik i saj. Mandej, eventualisht, edhe pozicionimi, nëse ka balotazh, me ndonjërin subjekt që deri me tani kanë qenë së bashku në opozitë. E, me ketë rast edhe ndonjë mundësi marrje e ndonjë përgjegjësie në Ekzekutiv.