Lajme

Hyseni i PDK-së premton ndryshim në Podujevë (FOTO)

10/12/2017 23:11
nga:H H

Kandidati për kryetar të Podujevës, Harjredin Hyseni ka premtuar qytetarëve se nuk do të ketë selektime politike e as partiake.

Hyseni ka thënë se me zgjedhjen e tij si kryetar do të përfundojnë problemet infrastrukturore.

“Qytetarët e vendbanimeve të ndryshme në komunën tonë ankohen për trajtimin e padrejtë që ju bënë pushteti aktual i komunës. Garanca jonë është e fuqishme, në mandatin tonë qeverisës nuk do të ketë selektime politike e partiake në zgjidhjen e problemeve të ndryshme komunale e infrastrukturore për vendbanimet e komunës sonë”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës, Hyseni është takuar edhe më rininë e këtij qyteti, ku padyshim ka marrë përkrahje të parëzervë nga ta.

“Rinia është forca, vrulli dhe energjia e ndryshimit. Ashtu edhe do të jetë në mandatin e ardhshëm të qeverisjes në komunën tonë!
Sonte isha i nderuar të kaloj disa momente të bukura në mesin e tyre”, Hyseni në Facebook.