Lajme

Hysenaj: Haradinaj s’mund t’i vlerësojë gazetarët

09/13/2017 18:47
nga:D.I

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se nuk është në thirrjen e kryeministrit të vendit të vlerësojë profesionalizmin e gazetarëve.

Duke komentuar reagimin e të parit të ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ai ka deklaruar se shefi i qeverisë reagoi në mënyrë të papranueshme dhe ofenduese, njofton Klan Kosova.

“Ky reagim në ditët e para të Haradinajt si kryeministër është i papranueshëm. Është formë joadekuate për t’iu përgjigjur një pyetje të gazetarit”.

“Edhe në komunikatën që është dërguar pas reagimit të AGK-së ka fyerje të gazetarëve. Zyra e kryeministrit duket se nuk e ka fare problem t’i quajë të padijshëm gazetarët. Mendoj se përgatitjen e gazetarëve e vlerësojnë pronarët e mediave, ndërsa i fundit që duhet ta bëjë këtë gjë është kryeministri i vendit”.

“Ajo që kemi parë sot ka qenë ofenduese. Nuk mund të them nëse Haradinaj e ka bërë qëllimshëm. Për më keq, qëndrimi i tij është përforcuar në sqarimin për media. Mendoj që këshilltarët e tij nuk do të duhej që në atë formë ta lëshonin atë sqarim”.

11/24/2017 11:36

Çfarë thotë Haradinaj për arrestimin e deputetëve?