Lajme

Humb jetën në plazhin e Shëngjinit një person nga Kosova

09/10/2017 13:02
nga:M H

Një 27 vjeçar nga Kosova humbi jetën në zonën e plazhit të Shëngjinit.

Ai ishte futur për t’u larë në det, së bashku me një person tjetër, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, por nuk ka mundur të dalë prej andej, raporton TopChannel.

Dyshohet se i riu mund të jetë mbytur, ose të ketë pësuar ndonjë atak kardiak, ndërkohë që ndodhej në ujë.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.

09/24/2017 11:10

Vujiçiq: Kosova të përmbushë obligimet ndaj Malit të Zi dhe malazezëve