Cool

Hulumtimi 75 vjeçar nga Harvardi zbulon faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve

10/09/2017 14:14
nga:M H

A keni dëgjuar ndonjëherë për studimin e Harvardit, i cili ka zgjatë 75 vite vetëm për të zbuluar se çfarë na bën neve të lumtur? Është studim revolucionar në psikologji.

 

Studimi i ka monitoruar jetët e dy grupeve me meshkuj për mbi 75 vite, dhe në fund ka arritur të zbulojë faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve, transmeton Telegrafi.

Pra, çfarë na bën njerëzve të lumtur dhe të shëndetshme përgjatë jetës? Nëse mendoni se fama dhe paratë, nuk jeni vetëm – por, sipas psikiatrit Robert Waldinger, e keni gabim.

Sipas Waldinger, faktori numër një i lumturisë dhe mirëqenies janë lidhjet e mira me tjerët – ky është mesazhi më i qartë që e kishin marrë nga hulumtimi 75 vjeçar.

Pra, parashikuesi më i mirë i lumturisë dhe përmbushjes së përgjithshme në jetën tuaj është dashuria.

Për të qenë më specifik, hulumtimi ka treguar se duke e pasur dikë në të cilin/cilën mbështetni ju ndihmon në relaksimin e sistemit nervor, dhe e ndihmon trurin të qëndrojë i shëndetshëm, e gjithashtu i zvogëlon dhimbjet emocionale.

Të dhënat e studimit gjithashtu kanë treguar se ata të cilët ndihen të vetmuar janë më të prirë të vuajnë nga shëndeti i dobët fizik më herët se tjerët dhe të vdesin më të rinj.

 

“Nuk është vetëm numri i miqve që ndikon në këtë, por është kualiteti i lidhjeve të afërta ai që ka rëndësi”, ka treguar Waldinger.

12/14/2017 12:46

Video 12 sekondëshe që e bëri të famshme Encën (VIDEO)