Geek

Huawei tejkalon Apple në shitjen globale

06/14/2017 17:47
nga:M H

Samsung dhe Apple me vite kanë mbajtur primatin në tregun e telefonave, por siç duket tash një gjë e tillë ka ndryshuar.

The Economic Times raporton se Huawei ka tejkaluar Apple në shitjen globale. Këtë e ka konfirmuar Allen Wang, drejtor i qendrës së prodhimit në divizionin Huawei India.

“Huawei ka tejkaluar Apple në shitjen globale gjatë dhjetorit të vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Sipas Wang, pjesëmarrja e kompanisë Huawei në dhjetor 2016 ishte 13,2% në shkallë globale, ndërsa Apple kishte rreth 12%.

Pa dyshim, këto janë lajme të shkëlqyeshme për Huawei dhe rezultatet mund të shërbejnë si inspirim edhe për prodhuesit tjerë kinezë, të cilët kërkojnë mënyrën që në treg të tejkalojnë prodhuesit e njohur.

07/19/2017 11:57

“20 vjeçare, fizikisht e përshtatshme dhe me sy ngjyrë kafe”: Publikohet “fatura” e shitjes së skllaves nga ISIS (Foto)