Cool

Shtiret kinse motosharra i është ngulur në gjoks, shikoni çka i ndodhi mikut të tij (Video)

07/17/2017 22:45
nga:Gazeta Blic

Një shaka për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi, kur një i ri u tall me mikun e tij duke u shtirur kinse humbi jetën, pasi motosharra i kërceu nga dora dhe iu ngul në gjoks.

Tom Daniel Hansen Sylte nga Norvegjia, ishte duke punuar në garazhin e tij së bashku me një shok, me të cilin vendosi të tallet keq, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa miku i tij po riparonte motorin e veturës, Sylte po priste drutë me motosharrë, dhe në një moment kur ia kthen shpinën shokut ndërron motosharrën me një tjetër që nuk ishte e kyçur në rrymë.

Ndërsa kur miku i tij kthehet, ai shtiret kinse i rrëshqet motosharra dhe i ngulet në gjoks, duke e lyer bluzën me ngjyrë të kuqe që dukej si gjak.

Por, ky veprim për pak sa nuk ia morri jetën shokut të tij, i cili kur e pa të mbuluar në gjak ra pavetëdije në tokë.