Lajme

Hoxhaj para parlamentarëve evropianë bën thirrje për liberalizimin e vizave

04/20/2017 17:00
nga:M H

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në takimin e tretë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim Kosovë – BE, ku në cilësinë e kryesuesit të KSA, i ka informuar anëtarët për hapat e ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Jashtme në zbatimin e titullit të dytë të MSA’së për përafrim të politikës me Bashkimin Evropian.

Hoxhaj ka thënë se ai si ministër i Jashtëm dhe MPJ kanë ndërmarrë të gjitha masat për përafrimin e politikës së jashtme të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë Hoxhaj ka folur për liberalizimin e vizave, ku tha se qeveria ka përqendruar tërë kapacitetin politik për ta arritur një konsensus për miratimin e demarkacionit në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza. Kryediplomati kosovar ka rikujtuar se Kosova ka pasur volum të madh kushtesh për liberalizim të vizave në krahasim me vendet e tjera.

Hoxhaj ka theksuar se në kuadër të përafrimit të politikës, Kosova dëshiron që të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse evropiane duke dërguar pjesëtarë të FSK’së apo të Policisë në misione për menaxhim krizash të BE-së.

Hoxhaj ka shprehur shqetësimin që ende Kosova nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së, të cilat tha se nuk kanë as arsye të brendshme e as të jashtme për mosnjohje.

04/25/2017 23:44

“Nga problemet e brendshme, erdhën deklaratat për bashkim kombëtar”