Lajme

Hoxhaj: I kemi numrat për krijimin e qeverisë!

07/17/2017 13:52
nga:M H

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se ky takim ishte i zakonshëm.

“Ishte një mbledhje e rregullt që zakonisht e mbajmë çdo javë në ditën e marte vetëm se në këtë javë e kemi mbajtur në ditën e hënë për shkak të disa angazhimeve shtesë. Ju e dini që edhe gjatë fushatës zgjedhore, qëllimi ynë ka qenë krijimi i shpejtë i institucioneve” tha Enver Hoxha.

Hoxhaj ka përsëritur edhe një herë, se i kanë numrat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.

“I kemi numrat për krijimin e qeverisë dhe tani po presim thirrjen e seancës konstituive e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën. Por ajo çfarë dua të them është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, tha Hoxhaj, raporton GazetaBlic.com

07/20/2017 23:02

Molliqaj: Edhe me PDK-në hyjmë në pushtet, por jo me këtë PDK