Lajme

Hoti thotë se Qeveria do t’i bëjë me autobusë edhe qendrat tjera të Kosovës

01/11/2017 15:37
nga:A SH

Autobusët e rijnë që nga sot kanë filluar qarkullim në Prishtinë.

Avdullah Hoti, ministër në Ministrinë e Financave tha sot gjatë ditës se 51 autobusët e rinjë u blenë fal një marrëveshje për Garanci shtetërore e cila ishte kërkuar nga ana e “Trafikut Urban”, si dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga ana e Ministrisë së Financave.

Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë euro, me maturitet 12 vite, ku 2 vite

“….janë grejs periudhë dhe 10 vite amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj.

j, Gjakovë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin nga ana e Ministrisë së Financave.