Lajme

Hoti: Qeveria nuk do të ndërtohet me votë ruse!

07/11/2017 19:18
nga:Gazeta Blic

Rexhep Hoti, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në një intervistë për RTV 21 ka folur për krijimin e Qeverisë.

Hoti thotë se kandidati i koalicionit PAN për kryeministër Ramush Haradinaj i ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë.

“Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë ruse, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të dhunuesve, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të fundamentalizëve radikal të cilët edhe atdheun e kanë vënë si një copë leckë për ta shitur, Qeveria e ardhshme nuk do të ndërtohet me votë të korruptuar dhe kriminalizuar, Qeveria e ardhshme do të ndërtohet me votë të ministrave të pastër të cilët janë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha mes tjerash Hoti.

Hoti po ashtu tha se ata që kanë menduar se mund të marrin votë me ndihmën e rusëve kanë gabuar, duke mos treguar se për kënd saktësisht e ka fjalën.

Të kujtomë se Hoti ka qenë kundërshtar i ashpër i Behgjet Pacollit që nga zgjedhja e tij president. Dhe vazhdimisht i është referuar atij si “njeri i Rusisë”. Nëse dikujt Hoti në deklaratë i është referuar “rus”- “votë ruse”, atëherë e ka pasur fjalën për Pacollin.

07/27/2017 20:20

PDK optimiste, Lista Serbe ka kushte (VIDEO)