Lajme

Hoti: Listat me emrat e kandidatëve për deputet të cilat po qarkullojnë nëpër portale, nuk janë zyrtare!

05/19/2017 18:12
nga:M H

Zëdhënësi  për media Shkodran Hoti nga VV, i ka demantuar disa media të cilat kanë bërë publike listën me emrat e kandidatëve të VV-së për deputet të Kosovës.

Hoti ka shënuar në Facebook duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe listat me kandidatet akoma nuk i kanë bërë publike dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme,transmeton GazetaBlic.

Shënimi i plotë:

Një listë e kandidatëve për deputetë nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me 41 emra, që po qarkullon nëpër portale, nuk është zyrtare.
Lista jonë është duke u përpiluar në organet e Lëvizjes dhe publikimi i saj bëhet sonte.

05/26/2017 12:45

Aktivistë të VV-sē i bashkohen AAK-së