Lajme

Hoti: Koalicioni PANA, koalicion i arritur me pazare të ulëta!

09/07/2017 11:33
nga:D.I

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas shtyrjes së Seancës, ka komentuar veprimet e koalicionit PANA, raporton Gazeta Blic. 

Hoti tha se kjo ditë është dita më fatkeqe për qytetarët për shkak së arritjes së një koalicioni me pazare të ulëta.

Ajo që është më e keqja është se ky koalicion është arritur me dakordimin e Beogradit.

“Është një fatkeqësi për vendin që për shkak të pazareve të ulëta të cilat nuk po mund të konsolidohen për të ardhur në Seancë, duhet të shtyhet edhe më tutje seanca konstituive. Ne do të paraqitemi sërish në ora 14:00 në Seancë e sotme, me shpresë që do të konstituohet Kuvendi dhe të themelohen institucionet”, ka thënë Hoti, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka ndërprerë seancën për të vazhduar në ora 14:00, duke thënë se po mungojnë deputetët e PAN-it, AKR-së dhe Listës serbe./GazetaBlic.com/

 

09/24/2017 11:28

Abrashi: Sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar