Lajme

Hollande mbledh këshillin e sigurisë pas sulmit në Paris

04/21/2017 13:47
nga:D.I

Presidenti francez, François Hollande mblodhi të premten këshillin e tij të sigurisë, një ditë pasi një polic u qëllua në Champs-Elysees, në një nga atraksionet më të mëdha turistike të kryeqytetit francez.

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për të shtënat, të cilat ndodhën tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Kryeministri Bernard Cazeneuve dhe ministri i Brendshëm, Matthias Felk ishin midis zyrtarëve kyç në takim, sipas një lajmi në Twitter nga zyra e presidentit.

Prokurori i Parisit, Francois Molins tha dje se sulmuesi ishte identifikuar edhe pse nuk pranoi të jepte detaje të tjera, duke thënë se hetuesit donin të përcaktonin nëse kishte ndonjë bashkëpunëtor.

”Sulmuesi u tërhoq pranë një makine të policisë në sheshin qendror të Parisit dhe hapi zjarr duke vrarë një nga oficerët në automjet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Pierre-Henry Brandet.

Më pas, ai u përpoq të ikte më këmbë duke qëlluar akoma dhe duke plagosur dy oficerë të tjerë përpara se të vriteshin. Një turist i huaj gjithashtu u plagos lehtë.

Të dielën, Franca do të zhvillojë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati kryesor, Emmanuel Macron tha se do të anulonte takimet elektorale në Rouen dhe Arras, në veri të vendit, pas sulmit.

05/31/2017 09:24

Shqiptarja sulmon ashpër presidentin austriak, ja çfarë i thotë