Cult

Historia shokuese e fëmijëve të egër të rritur në xhungël nga ujqit

10/04/2017 12:36
nga:F.B

Sa të bukura, në të njëjtën kohë edhe shqetësuese, janë imazhet në projektin e fundit të Julia Fullerton-Batten, që duket pak a shumë si në ëndrra apo përralla. Megjithatë jeta e cila portretizohet në to, është reale.

“Ka dy skenarë të ndryshëm – një ku fëmija përfundon në pyll, dhe një tjetër ku fëmija ishte me të vërtetë në shtëpi, kështu të lënë pas dore dhe të abuzuar nga ajo se më shumë konformitet gjejnë nga kafshët sesa nga njerëzit,” ka treguar fotografja për BBC Kulturë, transmeton GazetaBlic.

Ky imazh rikrijon rastin e vajzës ukrainase Oxana Malaya. Sipas Fullerto-Batten, “Oxana është gjetur duke jetuar me qentë në një stelë (kolibe), në vitin 1991.

Ajo ishte tetë vjeçe dhe kishte jetuar me qentë për gjashtë vjet. Prindërit e saj ishin Alkoolik dhe një natë, ata e kishin lënë atë jashtë. Duke kërkuar një vend të ngrohtë, tre-vjeçja (sq. mosha kur e kanë lënë jashtë) ka hyrë në kolibe të fermës, dhe është rehatuar me qentë bustard, një veprim që ndoshta i ka shpëtuar asaj jetën, shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

Ajo u rrit me katërkëmbëshit, e nxjerrë gjuhën e saj jashtë, zbulon dhëmbët e saj, dhe ulërinë. Për shkak të mungesës së ndërveprimi të saj me njerëzit, ajo i dinte vetëm fjalët “po” dhe “jo”.

“Oksana tani jeton në një klinikë në Odessa, duke punuar me kafshët e fermës së spitalit.

Shamdeo, Indi, 1972

 

“Ky nuk është si Tarzani”, thotë Fullerton-Batten. Fëmijët duhet t’i luftojnë kafshët për ushqimin e tyre, – ata duhet mësuar se si të jetojnë. Kur i kam lexuar tregimet e tyre, jam shokuar dhe tmerruar.”

Janë 15 raste në projektin e saj Fëmijët e Egër, që kanë vënë në dukje historitë e njerëzve të izoluar nga kontakti njerëzorë, shpesh në një moshë shumë të re. Këtu shihet, Shamadeo, një djalë i cili u gjet në një pyll në Indi, në vitin 1972 – ai vlerësohet të ketë qenë 4-vjeç, shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

“Ai ishte duke luajtur me të vegjlit e ujkut. Lëkura e tij ishte shumë e errët, dhe ai kishte dhëmbë të mprehtë, thonj të gjatë të përkulur, flokë bojë mat, dhe lytha në duart e tij, bërryla dhe në gjunjë. Ishte i dhënë së tepërmi pas gjuetisë së pulave, donte të hante tokën dhe kishte etje për gjak. Ishte i lidhur me qentë.

“Ai nuk foli kurrë, por mësoi gjuhën e shenjave, dhe vdiq në vitin 1985.”

Marina Chapman, Kolumbi, 1959

 

Fotografja ishte e frymëzuar për ta filluar projektin e saj, pas leximi të librit, “The Girl With No Name” (shqip: Vajza pa emër), që kishte te bënte në lidhje me vajzën kolumbiane Marina Chapman, , shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

“Marina u rrëmbye në vitin 1954 në moshën pesë-vjeçare, nga një fshat i largët i Amerikës së Jugut, dhe u qua nga rrëmbyesit e saj në xhungël,” thotë Fullerton-Batten.

“Ajo ka jetuar në një familje të majmunëve Capuchin për pesë vjet para se ajo të zbulohej nga gjuetarët. Ajo hante manaferra, rrënjë dhe banane të këputura nga majmunët; ka fjetur në vrima të pemëve dhe ecte në të katër këmbët, si majmunët.

Nuk ishte sa majmunët po kujdeseshin për ushqimin e saj dhe po ja jepnin atë – ajo duhej të mësonte se si të mbijetonte, kishte aftësinë dhe sensin e përbashkët – mësonte sjelljet e tyre dhe ata e përdornin atë për t’ia hequr morrat nga flokët e saj dhe e trajtonin atë si një majmun, shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

“Chapman tani jeton në Jorkshir, me bashkëshortin dhe dy vajzat. “për shkakun se ajo kishte një histori të tillë të pazakontë, shumë njerëz nuk e besonin atë – ata e kanë skanuar trupin e saj dhe kanë shikuar kockat e saj, për të parë nëse ajo ishte keq ushqyer me të vërtetë, dhe arritën në përfundim se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur.”

Fullerton-Batten ka kontaktuar me të: “Ajo ishte shumë e lumtur se do ta përdorja emrin e saj dhe të bëja këtë shkrepje.”

John Ssebunya, Ugandë, 1991

 

Fotografja ishte këshilluar nga Mary-Ann Ochota, një antropologe britanike dhe prezantuese e serive Televizive të fëmijëve të egër.

“Ajo kishte qenë në Ukrainë, Ugandë dhe në Fixhi dhe ishte takuar me tre nga fëmijët e mbijetuar” thotë Fullerton-Batten, shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

“Ajo më ndihmoj shumë duke më drejtuar mua se si ata i pozicionojnë duart e tyre, si ecin, dhe se si mbijetojnë – Desha ta bëja këtë të dukej sa më reale dhe sa më e besueshme që të jetë e mundur.”
Ky imazh ishte marrëveshje me rastin e John Ssebunya. “John, iku nga shtëpia në vitin 1988, kur ai ishte tre vjeç, pasi që ka parë babin duke vrarë nënën e tij,” thotë Fullerton-Batten.

“Ai iku në xhungël, ku jetonte me majmunët. U kap në vitin 1991, tani ishte rreth gjashtë vjeç, dhe u vendos në jetimore… ai kishte lytha në gjunjë nga të ecurit si majmun. “John ka mësuar të flas, dhe ishte anëtarë i korit të fëmijëve “Perla e Afrikës” , shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

Përderisa shumë prej historive të fëmijëve të egër janë më shumë mit sesa realitet, Ochota beson në llogari të Ssebunya-së. “Kjo nuk ishte pjesë e standardit të shakave me fëmijët e egër”, ka shkruar ajo në The Independent në vitin 2012-të. “Ne po hetojmë një rast të vërtetë.”

Madina, Rusi, 2013

 

Këta fëmijë të çuditshëm, të egër janë shpesh burim i turpit dhe fshehtësisë në familje ose komunitet,” shkruan Mary-Ann Ochota në faqen e saj.

“Këto nuk janë histori të Librit të Xhunglës, ato janë shpesh pikëlluese, raste të neglizhencës dhe të abuzimit. Dhe e gjitha kjo është shumë e mundshme për shkak të një kombinimi tragjik të varësisë, dhunës në familje dhe varfërisë, shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

Këta janë fëmijë të cilët kanë rënë në “të çarat”, të cilat ishin harruar apo injoruar, ose ndoshta ishin fshehur. “Sipas Fullerton-Batten”, Madina jetoi me qen që nga lindja deri në moshën tre vjeçare, duke ndarë ushqimin me ta, duke luajtur me ta, dhe duke fjetur me ta kur ishte ftohtë në dimër.

Kur punonjësit social e gjetën atë në vitin 2013, ajo ishte zhveshur, duke ecur në të katër këmbët dhe hungërinte sikur qen. Babai i Madinas, e kishte lënë atë menjëherë pas lindjes. Nëna e saj, 23 vjeçe, ishte e varur nga alkooli.

Ajo ishte shpesh tepër e dehur për t’u kujdesur për fëmijën e saj dhe ulej në tavolinë për të ngrënë përderisa vajza e saj i kafshonte kockat në dysheme së bashku me qentë, shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

“Madina është marrë nën kujdes dhe mjekët e kanë konstatuar të jetë mendërisht dhe fizikisht e shëndetshme pavarësisht asaj se çfarë kishte kaluar ajo.”

Sujit Kumar, Fixhi, 1978

 

Sujiti ishte tetë vjeç kur u gjet në mes të një rruge duke kakarisur dhe duke përplasur krahët e tij si një pulë”, thotë Fullerton-Batten.

Ai çukiste në ushqimin e tij, strukej në karrige sikur të rrinte mbi hu, dhe bënë zhurmë të shpejtë duke çukitur me gjuhën e tij, shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

Prindërit e tij e kishin mbyllur atë në një kafaz pulash. Nëna e tij kreu vetëvrasje, ndërsa babai i tij u vra.

Gjyshi i tij e mori përgjegjësinë për të, por ende e mbante atë të mbyllur në kafaz të pulave. “Për fëmijët, tranzicioni pasi është gjetur, mund të jetë po aq i vështirë sa vitet e kaluara në izolim.

“Kur ata u gjetën, ishte një tmerr, ata kishin mësuar sjelljet e kafshëve, gishtat e tyre ishin sikur-thua, dhe nuk mund ta mbanin as edhe një lugë. Pa pritur të gjithë këta njerëz po përpiqeshin ti merrnin ata, t’i ulnin siç duhet dhe t’iu flisnin.

“Kumar tani është nën kujdesin e Elizabeth Clayton, e cila e shpëtoi atë nga shtëpia e pleqve dhe në vend të saj ka ngritur një shtëpi strehimi bamirësie për fëmijët në nevojë,” shkruan BBC, transmeton GazetaBlic.

Pavarësisht llogarive pikëlluese në seritë e saj, imazhet e Fullerton-Batten tregojnë një histori mbijetese. “Të gjitha qeniet njerëzore kanë nevojë për kontakt njerëzor, por për këta fëmijë, e gjithë jeta e tyre bëhet e fokusuar në një instinkt – mbijetesa” thotë ajo, duke pyetur “nëse ata që jetojnë në shoqërinë e kafshëve të egra ishin ndoshta më mirë sesa ata që gjithë jetën e tyre e kalojnë pa shoqëri”.


© BBC Culture – GazetaBlic | Përkthyer nga Flamur Bublica


09/11/2017 13:55

Ajo po jepte lajmet, por prapa po plaste seksi, kjo ndodh në BBC (Video)