Opinion

Hipokrizia e LDK-s, brira s’ka?

03/20/2017 19:14
nga:Fadil Maloku

1.T’i përdorësh (në fakt; t’i manipulosh në mënyrën më të paskrupullt “vrasjet enigmatike politike!) emrat e të vrarëve; si Enver Maloku, Xhemail Mustafës, Ukë Bytyçit, e Smajl Hajdarajt, e Tahir Zemajt, nëpër fushatat zgjedhore të LDK-s, pra, të përdorësh këta emra, në vazhdimësi në fushata, në stilin e “dhimbjes dhe të vajtimit”, për kinse zbardhjen e fatit të tyre, e në TË NJEJTËN KOHË të disponosh; MANDATIN qeverisës; INSTRUMENTET ekzekutive; FUQINË politike të postit të krye(ministrit) dhe KOMPETENCAT ligjore, për të kuptuar saktë, pra për të shndritur këto raste makabre (!) ÊSHTÊ, jo vetëm HIPOKRIZI e INJORANCË, POR, edhe POSHTËRËSI e llojit të vet!

2. Për shkak se; e njëjta taktikë, e njëjta strategji e marrjes së votave nga publiku naiv dhe sensitiv, u PROMOVUA a në të gjitha fushatat zgjedhore të pasluftës, nga “institucionalistët dhe rugovistët” e LDK-s!?

3. Tani, Lidershipi aktual i LDK-s, sërish po e përdorë këtë metodë të animimit të elektoratit si strategji e karrem mobilizues për të mbrojtur interesat “madhore”, partiake e shtetërore të Kosovës, si edhe për të rifituar zemrat e “lënduara” nga “dhimbjet” e elektoratit! Ky indiferentizëm i qëllimshëm zbulon më së miri se ata nuk janë të interesuar t’i zbulojnë atentatorët e vërtetë, përveç tjerash edhe shkaku se në fushata parazgjedhore e zgjedhore ata nuk dëshirojnë të “djegin” kartën kryesore të “viktimizimit”!!!E gjithë kjo ripërsëritje e kësaj tematike është një abuzim dhe një “(ri)tredhje kolektive, e mendjes sonë qytetare!

12/10/2016 17:38

Serbët e Kosovës, më të privilegjuarit në botë!