Lajme

Heshtë LDK në lidhje me Vjosa Osmanin. Ja kush po e mbështet e kush është kundër!

05/19/2017 13:50
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon heshtjen sa i përket çështjes së listës së kandidatëve për deputet, gjegjësisht nëse Vjosa Osmani do të përfshihet në këtë listë.

GazetaBlic ka provuar të flasë me nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliun e Lutfi Hazirin për ta pyetur nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Derisa Haziri nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë, Veliu në anën tjetër me të marrë vesh temën nuk ka dashur të flas.

Ndërkaq, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm janë përjashtuar deputetët kundërshtues të qeverisë Mustafa dhe të demarkacionit.

Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Hatim Baxhaku e Fatmir Rexhepi janë katër deputetë që më nuk do të jenë në listë zgjedhore, derisa për Vjosa Osmanin ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Gazeta Blic ka marrë vesh se sot do të vendoset përfundimisht.

“Edhe pse dje u lexua emri i Vjosa Osmanit si porpozim nga dëgët, ka shumë gjasa që Vjosa të hiqet nga lista”, thotë ky burim.

Sipas këtij burimi, i vetmi Avdullah Hoti, nga njerëzit vendimmmarrës të kësaj partie që me çdo kusht po e do Vjosa Osmanin në listën zgjedhore të partisë.

Burime të Gazetës Blic theksojnë se disa nga njerëzit kyç të partisë, nuk po duan që Osmani të jetë në listë, përkundër që përjashtimi i saj do ta dëmtojë shumë LDK-në.

“Megjithatë, ende nuk ka asgjë përfundimtare”, thotë ky burim.

Sidoqoftë, afati i fundit për dorëzimin e Listave do të jetë ora 24:00 e ditës së sotme.

Ish deputetja Osmani në zgjedhjet e kaluara të vitit 2014, kishte arritur që t’i merrte si e vetme rreth 40 mijë vota. Nëse kjo krahasohet me partinë e Behgjet Pacollit, ajo e vetme mori vota sa e gjithë AKR, në kohën kur në parti e kishte edhe Mimoza Kusari-Lilën.

Ajo deri sa doli kundër shefit të saj, ishte shumë e afërt me Mustafën, por kur LDK pranoi të hyjë në qeveri në koalicion me PDK-në, çdo gjë ndryshoi.

Sot gjatë ditës pritet që të bëhet edhe publikimi i listave për deputet nga kjo parti.

08/23/2017 20:34

Kusari-Lila: Nuk e di nëse AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it