Lajme

Helikopterët mbi Paris, disa persona në arrati pas sulmit ndaj policëve

04/20/2017 22:46
nga:Gazeta Blic

Dy policë janë vrarë në mbrëmjen e së enjtes në një sulm në qendër të Parisit.

Sipas FranceTV Info, në sulm kanë qenë të përfshirë disa sulmues, prej të cilëve disa janë ende në arrati.

Policia ka arritur ta vrasë njërin prej tyre pak minuta pas sulmit.

Helikopterët e Policisë aktualisht po patrullojnë zonën ku ka ndodhur sulmi.

Një burim nga Policia ka thënë se një helikopter është i pajisur me një dritë të madhe, për të ndihmuar në përpjekjet për kapjen e sulmuesve të tjerë që mund të jenë në arrati.

06/25/2017 19:00

Ja si u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video)