Lajme

Haziri reagon pas fotografisë së publikuar ku shihet me Thaçin: LDK është ma unike se kurrë!

05/15/2017 23:17
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas një fotografie të publikuar nga gazetari Milaim Zeka, ku shihet ai me Presidentin Hashim Thaçi, e cila u përhap edhe në disa media.

Duke e vlerësuar si dashakeqësi publikimin e kësaj fotografie nga ana e gazetarit Zeka, Haziri thotë se “kohë dimni ka qenë, i dashtun Milaim. As kjo s’t’dhezë. As ty, e as atyne që dojnë me e pa LDK-në të përçame.”

Më poshtë ua pasqyrojmë reagimin e plotë të Hazirit:

E publikojnë një foto të shkrepun para ma shumë se nji viti. Kohë dimni ka qenë, i dashtun Milaim. As kjo s’t’dhezë. As ty, e as atyne që dojnë me e pa LDK’në të përçame. LDK asht ma unike se kurrë. Na jemi gati. Me besim në Zot e Atdhe, LDK ka me fitue në mënyrë plebishitare. Shihemi më 11 qershor! Lut Emrush Haziri

Lidhur me këtë takim “Gazeta Blic” kishte raportuar rreth 1 vit më parë. 

09/23/2017 07:39

Burri me dy organë gjenitalë