Sporti

Hazard – Real Madrid, vendim i papritur nga belgu

07/13/2017 23:44
nga:L H

Eden Hazard i ka dhënë goditjen e radhës Real Madridit.

Sipas një raporti nga ‘Diario Gol’, ylli i Chelseat Eden Hazard ka informuar gjigantin spanjoll Real Madridin që nuk do të largohet nga klubi në Stamford Bridge këtë verë.

Real Madridi ka qenë duke kërkuar transferimin e Hazardit pasi trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, thuhet se është një admirues i madh i talentit belg.

Megjithatë, bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Hazar ka kontaktuar trajnerin e Real Madridit personalisht dhe e ka njoftuar strategun francez se nuk ka në plan të largohet nga kryeqyteti anglez këtë verë.

07/20/2017 23:58

Chelsea i cakton çmimin Diego Costas