Lajme

Haxhiu – Kurtit: Orjentimi i Partisë Demokratike dihet edhe ai i partisë tuaj kah Korea e Veriut dihet!

04/19/2017 19:37
nga:Gazeta Blic

Në përmbyllje të debatit për të shkelje te të drejtave të punëtorëve në vendin tonë, debat ky i iniciuar nga Xhevahire Izmaku dhe Bekim Haxhiu deputetë nga radhët e PDK-së në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti nga radhët e VV-së, Albin Kurti dhe deputeti Haxhiu kanë shkëmbyer replika të ashpra mes veti.

E gjithë kjo ka ndodhur në momentin kur deputeti Kurti, ka thënë se një debat i tillë ish dashur të ftohet nga deputetë të PDK-së vetëm atëherë kur të ndryshohej motoja e kësaj partie “familja, prona dhe shteti”, gjë që sipas tij parulla e PDK-së nuk e ka për fokus të drejtën e punëtorit, raporton GazetaBlic.com

Pas këtij deklarimi, ka reaguar deputeti Haxhiu i cili duke sqaruar parullen e partisë së tij, thotë ajo ka për fokus edhe të drejtat e punëtorëve.

Orjentimi i Partisë Demokratike dihet, edhe ai i partisë tuaj kah Korea e Veriut dihet. Por me që po do një arsyetim, e drejta e punëtorit, si e mendon punëtorin Albin? Nuk e konsideron pjesë të familjes punëtorët? Të kujt janë këta punëtorë të ndërmarrjes publike dhe ata të sektorit privat? Nuk punojnë për familje ata? Nuk e koncepton të drejtën e punëtorit edhe cënim të famljes?“, janë pyetjet që Haxhiu ja ka drejtuar Kurtit, duke i thënë më tej se “gabohesh, gabohesh, gabohesh e ai është koncepti juaj.”

12/15/2017 13:28

Zbulohet arsyeja e bashkëpunimit Vetëvendosje-AAK