Lajme

Haxhi Avdyli i drejtohet Uran Ismailit: Lej retorikat por vepro!

09/13/2017 14:25
nga:M H

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, ka thënë se Ministri i ri i Shëndetësisë Uran Ismaili duhet t’i lë fjalët dhe të veproj.

Ky reagim i Avdylit vjen pasi që gjatë ditës së sotme Uran Ismaili ka deklaruar se do t’i  urdhëroj  të gjitha inspektoratet që të fillojnë hetimet e pavarura dhe të detajuara për t’i hetuar vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur në QKUK, shkruan Gazeta Blic.

Më poshtë postimi i plotë i Haxhi Avdylit në Facebook:

Lej retorikat por vepro. Nëse don me prolongu, formo komisione. Koha për përgjegjësi është tani. Është fjala për jetë të humbura. Duke filluar nga niveli më lartē menagjerial deri te përgjegjësi i fundit në farmaceutikë duhet dhënë pergjegjësi,kushdo qofshin dhe edhe nëse është fjala për Dajën. Apo ndoshta hipotekat për Pronton e formacionet parapolitike që udheheqin me shëndetësin nuk do ju dhënē leje për veprim.