Cult

Hardhfest ka bërë Kosovën destinacion për shumë turistë

07/12/2017 16:08
nga:M H

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe këtë vit do të vazhdojë të mbështesë organizimin e festivalit Hardhfest, i cili tashmë ka arritur të masivizohet dhe të bëhet një prej festivaleve më të rëndësishme në vend dhe një destinacion për shumë të huaj.

Kështu ka thënë sot ministri në detyrë i Bujqësisë, Memli Krasniqi gjatë një takimi me ekipin organizativ të festivalit të rrushit dhe verës “Hardhfest”, ku është diskutuar për përgatitjet e deritanishme për edicionin e sivjetshëm të festivalit dhe risitë që do të ketë.

Me këtë rast u vlerësua fakti se hapësira ku organizohet festivali tashmë me investimet e MBPZHR-së dhe Komunës së Rahovecit, po rregullohet dhe punimet po shkojnë mirë.

Organizatorët e festivalit falënderuan ministrinë për mbështetjen dhe informuan për përgatitjet që po bëjnë që ky edicion të jetë edhe më masiv dhe më sa më shumë aktivitete promovuese për verën dhe rrushin.

Këtë vit, sipas tyre, një aspekt i rëndësishëm do t’i kushtohet promovimit të turizmit. Kjo do të bëhet duke organizuar, gjatë gjithë festivalit, ekspedita nëpër vreshta.

Ndryshe, hardhfest këtë vit fillon më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më 10 shtator.

09/21/2017 13:27

Paralajmëron Apostolova: Pa votimin e Demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit vizat nuk do të hiqen!