Lajme

Haradinaj takoi babain e Hakif Zejnullaht

06/15/2017 15:04
nga:D.I

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka takuar Sabit Zejnullahun, babain e dëshmorit Hakif Zejnullahu.

“Sot e prita Bacë Sabit Zejnullahun, babën e Hakifit që është sinonim i një brezi të tërë për liri. Të djemve që të kujtojnë Ademin, Luanin, Shkelzenin, Adrianin, Zahirin, Edmondin…e mijëra luftëtarë të tjerë, që ranë ndër breza për lirinë e vendit. E gjithë kjo përputhet në këto ditë Qershori, që është muaji i përvjetorit të lirimit të qyteteve dhe të atdheut në përgjithësi. Në nderim të kësaj dite dhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar në llogarinë e tij “Haradinaj”.

06/22/2017 23:07

Isufi i bindur: Haradinaj bëhet kryeministër (VIDEO)