Lajme

Haradinaj takohet me atdhetarin shqiptaro-amerikan

07/15/2017 16:55
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN Ramush Haradinaj përveç me ambasadorë dhe me figura politike ka takime edhe me qytetarë të ndryshëm.

Ai sot është takuar edhe me shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.

Folëm për Kosovën dhe për Amerikën e me interesim të shtuar për procesin e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, si hap i rëndësishëm në përmbushjen e detyrave të mëdha që na presin“, ka thënë Haradinaj.

Takimin me të i cili ndodhi diku në një restorant të Kosovës Haradinaj e ka bërë publik vet në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”

Postimi i Haradinajt:

Një takim e bisedë vëllazërore, me atdhetarin e shquar, shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.

Një shembull i suksesit shqiptar në Botë, Harry Bajraktari njëkohësisht mbetet një njeri i vlerave dhe i kontributeve të mëdha për Kosovën dhe shqiptarët dhe shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara.

Folëm për Kosovën dhe për Amerikën e me interesim të shtuar për procesin e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, si hap i rëndësishëm në përmbushjen e detyrave të mëdha që na presin.

Harry Bajraktari, gjithmonë i ka qëndruar afër atdheut të tij, e kështu vazhdon t’i qëndrojë edhe sot!

11/22/2017 18:58

Pulsi Publik: 42.3% të qytetarëve të kënaqur me Haradinajn, 22.6% më shumë se sa me Mustafën