Lajme

“Haradinaj i siguroi votat në marrëveshje me deputetë autonomë”

07/16/2017 16:49
nga:D.I

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit që i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, por, sipas tij, nuk ka arritur marrëveshje me to.

“Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in. Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër zoti Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit”, ka deklaruar Lekaj.

“Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim”.

Intervista e plotë në Radio Europa e Lirë.

 

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave