Lajme

Haradinaj priti na takim deputetët Berisha dhe Arifi

09/13/2017 20:31
nga:D.I

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE) dhe Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI).

Në këtë takim, përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputet të Kuvendit të Kosovës e përgëzuan kryeministrin Haradinajn për marrjen e përgjegjësive të reja në udhëheqjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Deputetët Berisha e Arifi premtuan bashkëpunim të ngushtë me institucionet e vendit si dhe me Kryeministrin Haradinaj për përmbushjen e agjendës shtetërore.

Kryeministri Haradinaj u tha atyre se do t’i mbështet këto komunitete në tejkalimin e vështirësive me të cilat ballafaqohen.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)